Aeroportet e Turqisë thyen rekordin 12-vjeçar të numrit të pasagjerëve

Mos i humb

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikimit të Turqisë, Ahmet Arslan, tha se aeroportet e Turqisë në muajin janar regjistruan numrin më të lartë të pasagjerëve në 12 vitet e fundit, me 14.76 milionë njerëz.

“Numri i përgjithshëm i udhëtarëve që kalojnë përmes aeroporteve turke u rrit me 28 për qind në janar krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, tha Arslan.

Ai theksoi se numri i pasagjerëve ndërkombëtar u rrit me 29.4 për qind nga viti në vit për të arritur rreth 5.15 milionë në muaj ndërsa rreth 9.6 milionë persona morën fluturimet brenda vendit, rreth 28.2 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Ai tha se aeroportet turke shërbyen mbi 142 mijë avionë në janar, 14.3 oër qind më shumë se i njëjti muaj në vitin 2017.

Ministri turk bëri të ditur se vlera totale e ngarkesave ajrore në janar poashtu është rritur me 27.7 për qind për të arritur mbi 260 mijë ton.

“Numri i pasagjerëve që kaluan përmes aeroporteve të Stambollit Ataturk dhe Sabiha Gökçen dhe Esenboga e Ankarasë u rrit për 30 për qind, 26 për qind dhe 48 për qind, përkatësisht, nga viti në vit në janar”, tha Arslan, duke shtuar se këto tre aeroporte shërbyen mbi 9.5 milionë pasagjerë gjatë muajit.

Në vitin 2017, 193 milionë pasagjerë kaluan nëpër aeroportet turke në 1.5 milionë aeroplanë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit