
Kandidatet për deputet të parlamentit të Kosovës në listën e Lëvizjes Vetvendosje Sylejman Çerkezi me nr.31 dhe Beni Kizolli me nr 32 kanë vazhduar takimet me qytetarët në komunën e Prizrenit.
Mbështetja për bizneset private dhe nxitja e investimeve në këtë sektor ishte kryefjala e takimeve të tyre me pronarë baresh, zeje dhe afaristët në rrugën Adem Jashari. Gjatë këtyre takimeve derë më derë me biznesin kandidatët u njohën me gjendjen e biznesit në Prizren, vështirësitë dhe problemet e tyre.
Takimet u organizuan në bare, zeje dhe dyqane për të kuptuar më shumë problematikat e tyre.
Teksa bisedonin për punën dhe rezultatet e tyre të dyja palët theksuan nevojat e politikave shtetërore lehtësuese për biznesin.
Nga ana e tyre kandidatët Çerkezi dhe Kizolli shprehën mbështetjen e tyre për politika të reja në ndihmë të biznesit, ndërsa kërkuan edhe mbështetjen me votën e tyre për ta bërë këtë realitet.
Për fat të keq jemi në një situatë jo edhe aq të mirë ekonomike, kemi bilanc jo të favorshëm tregëtar, jemi vend konsumator që ende importojmë shumë. Ndryshimi është i domosdoshëm.
Në takimet e zhvilluara kandidatët për deputet morën mbështjen e tyre për arritjen e qëllimit të përbashkët, kushte më të mira për të bërë biznes në Prizren dhe Kosovë. Këto arritje do të vijnë vetëm përmes qeverisë së Lëvizjes Vetvendosje me Albin Kurtin Kryeministër që në zgjedhjet e 6 tetorit do të mbajë nr 126 dhe vendosmërisë së Sylejman Çerkezit dhe Beni Kizolli./Drita tv/





