Afganët në Shqipëri, eurodeputetja greke: Duhet të dimë se sa është numri i saktë, mund të preket minoriteti jonë atje

Mos i humb

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian është diskutuar ndër të tjera për çështjen e strehimit të afganëve, ku është prekur dhe Shqipëria.

Eurodeputetja e Demokracisë së Re dhe Partisë Popullore Evropiane, Anna Michel Asimakopoulou, ka thënë gjatë fjalës së saj, se Shqipëria është gati për pritjen e refugjatëve, duke shtuar se në vendin tonë janë ngritur të gjitha strukturat e posaçme.

Ajo ka deklaruar më tej, se nuk dihet ende kohëzgjatja dhe numri i saktë i refugjatëve afganë në Shqipëri, duke shtuar se ekziston mundësia i një fluksi të shtuar emigrimesh drejt Greqisë. Gjithashtu eurodeputetja ka kërkuar informacione në Parlamentin Evropian në lidhje me numrin e saktë të afganëve të ardhur atje, si dhe ka theksuar nëse nga ky emigrim, qoftë i përkohshëm preken minoriteti grek në Shqipëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit