Afganistan, 3 policë vrasin 12 kolegë të tyre

Mos i humb

Në rajonin Herat në perëndim të Afganistanit 3 policë lokalë kanë vrarë me armë 12 kolegë të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Drejtorisë së policisë në Herat, Abdul Ahad Walizada në një deklaratë për media tha se 3 policët lokalë për të cilët mendohet se kanë lidhje me talebanët kanë vrarë 12 kolegë të tyre në të njëjtin stacion policie ku ishin me detyrë.

“Ngjarja ka ndodhur në stacionin policor në zonën Goryan të Heratit”, tha Walizada i cili bëri të ditur se agresorët janë larguar duke marrë armët dhe municionet në stacionin policor.

Ndërkohë nga talebanët ende nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit