Afganistan, 5 të vdekur nga sulmi me bombë

Mos i humb

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë dhe të armatosur ndaj zyres për migrantë në Jalalabad, keyeqytet i krahinës lindore afgane Nangarhar.

Zëdhënësi i zyres së guvernatorit të Nangarhara, Ataullah Hogyani, për AA tha se në hyrje të zyres shpërtheu një autobombë, ndërsa më pas dy persona të armatosur hynë në godinën dhe u përleshen me forcat lokale të sigurisë.

Gjatë sulmit janë vrarë së paku pesë persona, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur.

“Pas luftimeve disaorëshe policia neutralizoi dy sulmuesit”, tha Hogyani.

Askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, ndërsa lëvizja militante talebane pohon se kjo është vepër e saj.

Një sulm i ngjashëm ndodhi edhe para dy ditëve në qendër të Jalalabad-it, në të cilin u vranë tre persona./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit