Afganistan, 98 civilë të vdekur në sulmet e talebanëve gjatë dy javëve të fundit

Mos i humb

Gjatë sulmeve në dy javët e fundit në Afganistan, për të cilët zyrtarët lokalë pohojnë se i kanë ndërmarrë talebanët, humbën jetën së paku 98 civilë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryan, njoftoi se në sulmet të cilat militantët gjatë dy javëve të fundit i kryen në 24 rajone kanë humbur jetën 98 civilë.

Aryan tha se gjatë sulmeve janë plagosur 230 civilë, ndërsa më shumë të pësuar janë regjistruar në Tahar dhe Nangarhar.

Talebanët ende nuk kanë lëshuar njoftim lidhur me këto pohime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit