Afganistan, ish-krerë të inteligjencës emërohen për ministra

Mos i humb

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, emëroi ministra të rinj të forcave afgane të sigurisë, ndërsa të dy janë ish-krerë të shërbimeve afgane të inteligjencës.

Ghani si ministër të Punëve të Brendshme të Afganistanit emëroi Amrullah Saleha, ndërsa në funksionin e ministrit të Mbrojtjes emëroi Asadullah Khaleed.

Saleh dhe Khaleed janë të njohur për retorikën e tyre të ashpër ndaj Pakistanit fqinj. Të dy akuzojnë qeverinë pakistaneze për mbështetjen e militantëve talebanë dhe nga Kabuli zyrtar më parë kanë kërkuar të shpallë Pakistanin shtet që sponsorizon terrorizmin.

Emërimet e tyre duhet të aprovohen edhe nga parlamenti afgan.

Analistët besojnë se emërimet e Ghanit mund të komplikojnë planin e Shteteve të Bashkuara për të zhvilluar bisedime për paqe me talebanët përpara tërheqjes së njoftuar të 7.000 trupave amerikane nga Afganistani. Pakistani gjithashtu është i përfshirë në këtë proces.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit