Afganistan, shpërthime të fuqishme në Kabul

Mos i humb

 

 

Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ndodhën shpërthime të fuqishme.

Zëdhënësi i Drejtorisë Policore në Kabul, Hashmet Estanikze tha se kanë ndodhur dy shpërthime në afërsi të dy stacioneve policore në kryeqytet.

Estanikze në një deklaratë për AA tha se shpërthimi i parë ka ndodhur në rajonin Shehri Nev të Kabulit dhe se nuk dihet objektiva e tij.

Ndërsa shpërthimi i dytë siç tha Estanikze ka ndodhur në afërsi të stacionit policor në rajonin Dashti Barçi. Sipas tij, pas shpërthimit në rajon janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Ende nuk ka informacione për viktima apo të plagosur si pasojë e shpërthimeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit