Afganistan, vriten 26 pjesëtarë të DEASH-it

Mos i humb

Në operacionet anti-terroriste në rajonin Nangarhar në lindje të Afganistanit, janë vrarë 26 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH.

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Hogyani, konfirmoi se janë zbatuar operacione të forcave të sigurisë, ku si pasojë janë plagosur edhe 30 pjesëtarë të DEASH-it.

Ai theksoi se nga organizata terroriste janë pastruar pesë fshatra në këtë rajon. Hogyani tha se gjatë aksionit janë neutralizuar 21 mina, të montuara nëpër rrugë dhe konfirmoi se operacionet do të vazhdojnë edhe në pjesët tjera në Nangarharit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit