Afganistan, vriten 4 punonjës shëndetësorë në një sulm të armatosur

Mos i humb

Katër punonjës shëndetësorë kanë humbur jetën në një sulm të armatosur që ndodhi në provincën afgane Nangarhar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e drejtorisë policore në Nangarhar deklaruan se sulmi është kryer mbi punonjësit shëndetësorë që kanë punuar në vaksinimin kundër paralizës fëmijërore. Më tej është konfirmuar se në sulm humbën jetën 4 punonjës shëndetësorë ndërsa 3 të tjerë u plagosën.

Drejtoria për shëndetësi në Nangarhar njoftoi se për shkak të sulmit është pezulluar aksioni i vaksinimit që duhej të zgjaste katër ditë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ministria e Shëndetësisë së Afganistanit dje njoftoi se ka filluar fushatë vaksinimi kundër paralizës fëmijërore. Në kuadër të fushatës është planifikuar vaksinimi i fëmijëve nën 5 vjeç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit