Afganistan, vriten 6 policë në sulmin e talebanëve

Mos i humb

 

 

Si pasojë e një sulmi të talebanëve ndaj një stacioni policor në provincën Sar-i Pul në veri të Afganistanit, 6 policë e kanë humbur jetën.

Shefi i policisë në Sar-i Pul, Esedullah Habibi tha se pjesëtarët e organizatës talebane kanë kryer sulm ndaj një stacioni policor në fshatin Said Abad me armët me lazer.

Ai thotë se në sulm kanë humbur jetën 6 policë dhe se 3 të tjerë janë plagosur.

Sipas tij, pas sulmit në rajon janë dërguar trupa shtesë dhe se pjesëtarët e organizatës janë zbrapsur.

Ndërsa në një deklaratë të talebanëve thuhet se pas sulmit stacioni i policisë është marrë nën kontroll.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit