Afrika në vit humb 79 miliardë dollarë nga papunësia e të rinjve

Mos i humb

Sipas të dhënave të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën (UNECA), rreth 34 për qind e banorëve të kontinentit afrikan e përbëjnë persona të moshës prej 15 deri në 34-vjeçare.

Shkalla e papunësisë e të rinjve është shumë e lartë në pjesën më të madhe të vendeve afrikane, që kontinentit në vit i kushton rreth 79 miliardë dollarë.

Papunësia në mënyrë shtesë është rritur në shumë vende afrikane si pasojë e vendosjes së masave kufizuese kundër përhapjes së kornavirusit.

Sipas UNECA-s, këtij kontinenti i nevojitet mbështetje financiare në vlerë prej 100 miliardë dollarë për të ndihmuar shtetet për të hapur vende të reja të punës për të rinjtë.

Afrika momentalisht ka përqindjen më të madhe të të rinjve në botë, por njëkohësisht është edhe kontinenti me shkallën më të lartë të papunësisë së të rinjve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit