Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në Afrikë është rritur në 8.413.980, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi COVID-19, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 212.603.
Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 7.687.697.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi dhe Libi.
Ndërkohë, numri më i madh i vdekjeve nga COVID-19 është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.


