Afrikë, vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19

Mos i humb

Në kontinentin afrikan numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) shkoi në mbi 8 milionë e 242 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit ku azhurnohen të dhënat e COVID-19 “Worldometers”, numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 206.900.

Në kontinent numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 8.242.181 ndërsa numri i të shëruarve në 7.518.825.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe në Etiopi.

Ndërsa numri më i madh i viktimave nga COVID-19 u regjistruan në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe në Egjipt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit