Afrin, çlirohet një kodër strategjike

Mos i humb

Në një operacionin të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, në perëndim të Afrinit është çliruar kodra strategjike e quajtur Kodra e 915-të.

Si rezultat i operacionit të nisur në orët e mëngjesit në Kodrën e 915-të në jug të qendrës së qytezës Raxhu, u morën nën kontroll të gjitha pikat dominuese të organizatës terroriste PYD/PKK.

Së bashku me Kodrën e 915-të e cila u pastrua në orët e mesditës, në ditën e dhjetë të operacionit janë çliruar gjithsej 21 pika, prej të cilave 15 fshatra në pesë qyteza në Afrin, gjashtë vendbanime, njëri nga të cilët fshat si dhe pesë kodra strategjike

TSK dhe ULS në ditët e mëparshme të operacionit çliruan fshatrat Shengal, Zehran, Bali, Kurni, Hay Oglu, Heftar, Ursea dhe vendbanimin Kurdo të qytezës Bulbul, kurse më pas fshatrat Edamanli, Ali Bekki, Bilal Koy, Omer Ushagi, Mamel Ushagi, Kodrën e 740-të e qytezës Raxhu, Kodrën Shejh Hadid dhe Kara Mitlak në qytezën Shejh Hadid dhe fshatin Hammam, Kodrën Mersides të qytezës Xhinderes dhe Kodrën Burseya dhe fshatin Kastel Xhundo të qytezës Sheran./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit