Afrin, zbulohet një tjetër hendek që lidhte pikat e PYD/PKK

Mos i humb

Është zbuluar se terroristët kanë kryer punime për hapjen e hendeqeve në fshatin Dikmetash në veri-lindje të Afrinit të cilin Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” e kanë pastruar nga organizata terroriste PYD/PKK.

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së në rajon, bëhet e ditur se hendeku i hapur nga organizata terroriste PYD/PKK në rrugën e vetme mes fshatit Dikmentash dhe fshatit Yazıbağ nën kontrollin e opozitarëve është me një thellësi 3.5 metra, me gjerësi 3 metra dhe një gjatësi rreth 4 kilometra.

Gjithashtu është vërejtur se hendeku zgjatej nga kodra Sirgaja e cila u pastrua nga PYD/PKK-ja ditën e djeshme dhe deri në kodrën Burseya e cila u pastrua nga organizata terroriste javën e kaluar.

Për të mundësuar kalimin e automjeteve, opozitarët kanë mbyllur me makineri hendekun në rrugën e vetme në Dikmetash ndërsa janë duke kryer kontrollet për mina në rrugën e fshatit.

TSK dhe ULS që nga fillimi i operacionit e deri më tani kanë çliruar nga pushtimi i PYD/PKK-së një qendër komunë në pesë komunat e Afrinit, 23 fshatra dhe 36 pika të tjera, përfshirë 11 male dhe kodra strategjike./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit