Agim Bahtiri “kërcënon” Goran Rakiçin, kjo është arsyeja!

Mos i humb

Ura që ndan Mitrovicën e Jugut me atë të Veritu pritet të hapet shumë shpejt. Por hapjen e saj duket se po e vonon kryetari i komunës së veriut të Kosovës Goran Rakiçit.

Kjo ka nxitur reagimi e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Ai ka thënë se homologu i tij nga veriu i Mitrovicës, Goran Rakiç, po e mban peng hapjen e urës së Ibrit. Sipas tij, nëse Rakiç s’e hap urën, një gjë të tillë do ta bëjnë institucionet qendrore të Kosovës.

Të gjitha punët në revitalizimin e urës kryesore të Ibrit, një projekt i cili është mbështetur nga BE-ja me 1.4 milion euro, tashmë kanë përfunduar, ndërkohë ura mbi lumin Ibër mbetet edhe më tutje e mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Kanë përfunduar gjithashtu punët edhe në revitalizimin e rrugës “Mbreti Peter” në veri të urës, e cila është shndërruar në zonë të këmbësore, një projekt i gjithi i Bashkimit Europian për të cilin ka investuar 2.1 milionë euro.

Për hapjen e urës kryesore të Ibrit për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve, që është dashur të bëhej më së largu deri më 9 maj 2017 (datë e përcaktuar nga Mogherini), përveç krerëve të qytetit të Mitrovicës së Jugut nuk është interesuar asnjë nga institucionet e shtetit të Kosovës, ndërsa kreu i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, këmbëngul që ura të mos hapet kurrë. /zeri/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit