Agjencia Humanitare e OKB-së për Refugjatët Palestinezë thirrje për furnizimin e më shumë vaksinave në Gaza

Mos i humb

Drejtori i Agjencinë Humanitare të OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Gaza, Matthias Schmale, bëri thirrje për të siguruar më shumë vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për banorët e zonës nën bllokadë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij të shkurtër, Schmale, në qendrën shëndetësore të UNRWA në Gaza ku u vaksinua kundër COVID-19, inkurajoi banorët e rajonit që të vaksinoheshin brenda kornizës së fushatës kombëtare.

Schmale kërkoi nga Izraeli, administrata palestineze dhe nga bashkësia ndërkombëtare që të punojnë për të siguruar më shumë vaksina për të përmbushur nevojat e banorëve të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza dy ditë më parë njoftoi se ka filluar fushata e vaksinimit brenda fushës së luftës kundër COVID-19, veçanërisht ndaj personelit të kujdesit shëndetësor.

Ministria më herët ka njoftuar se të gjitha vaksinat e COVID-19 që arrijnë në Gaza janë vaksina ruse SputnikV.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani 546 persona kanë humbur jetën në Gaza si rezultat i COVID-19, kurse numri i personave të infektuar është afruar në 55 mijë.

Rripi i Gazës vuan nga një bllokadë e ashpër izraelite nga viti 2006, duke i privuar 2 milionë banorët e saj nga mallrat elementare për mbijetesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit