Agjentë serbë në protesë? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

Mos i humb

Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për gazetarët, sot në 18 qershor jashtë Kuvendit, u pyet për deklaratën e tij se në protesta mund të ketë pasur agjentë serbë.

Berisha tha se ka bashkëpunim mes Tiranës dhe Beogradit kundër protestuesve.

“Qytetari digjital më ka thënë se ka agjentë serbë në protestë. Kjo sepse ka një bashkëpunim mes Tiranës dhe Beogradit. Këto po marrin ekspertë serbë të protestave të zgjatura dhe është një akt antishqiptar. Serbët nuk janë prapa diellit. Janë të kontraktuar, i paguan Vlora dhe këto. Vlora Çitaku është agjente e kombinuar mes Ramës e Vuçiçit”, tha Berisha.

Në lidhje me protestat për Zvërnecin, Berisha deklaroi se Rama ka shkelur disa ligje, kombëtare e ndërkombëtare.

“Parlamenti Europian ka shprehur shqetësim të vazhdueshëm për ndërtimet në zonat e mbrojtura. Edi Rama ka shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Tek ‘Zvërneci’, Rama ka shkelur disa ligje. Duhet bërë një vlerësim rigoroz i mjedisit. Ligji kërkon që të këshillohesh me shoqërinë civile dhe me komunitetin. Ka një konventë, që kërkon që të këshillohesh me qytetarët. E patë ju konsultimin, me zvarritje.

PD nuk ka qenë kurrë kundër për investime të huaja. Por Rama ka shkelur ligje kombëtare dhe ndërkombëtare. Përpos kësaj, është problemi dhe i pronësisë. Aty janë “duart e zeza” të Edi Ramës. Parlamenti duhet të anulonte ligjin e 2024-tës, për ndërtimin në zona të mbrojtura. Flamingot do i shkatërrojë aeroporti”, u shpreh Berisha.

Hodhi akuza dhe në drejtim të partive të vogla. Tha se opozita e opozitës është në fakt palë me qeverinë.

“Partitë e vogla nuk janë tjetër gjë, përpos se opozitë e opozitës. Që i bie me fjalë të tjera janë palë me qeverinë. Shumica që kritikojnë opozitën janë me Sorosin, që ka punuar dhe punon kundër Partisë Demokratike”, deklaroi ai.

I pyetur se a do të largohet nga PD, Berisha kishte këtë përgjigje.

“Kjo është që të pranosh që atë që do Rama. U bë përpjekje e madhe që të largohet Berisha nga PD dhe kjo gjë nuk u arrit. Ata që donin Berishën u përballën me kërcënime, por në fund Partia Demokratike u mbajt e fortë”, u shpreh Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit