Agresioni i Izraelit kundër popullit të Palestinës vazhdon

Mos i humb

Lëvizja palestineze Hamas theksoi se bombardimi i një pike në veri të Gazës nga Izraeli është vazhdim i agresionit kundër popullit të Palestinës.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazim Qasim, në një deklaratë me shkrim është shprehur se “Ky sulm i avionëve izraelitë është në cilësinë e vazhdimit të agresionit i cili është shprehur në bllokadën e zbatuar për 14 vite”.

Drejtuesit izraelitë janë kapluar nga iluzioni se krizat brenda vendit mund t’i eksportojnë duke sulmuar Gazën tha Qasim, i cili tha se forcat e rezistencës do të kenë fuqinë për të penguar që forcat izraelite të realizojnë çdo herë llogaritë e tyre.

Në Izrael prej më shumë se dy muajsh zhvillohen protesta me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Avionët izraelitë mbrëmë goditën një pikë në Beit Lahiya, që i përkiste Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit.

Ndërkohë, në një deklaratë nga ushtria e Izraelit u njoftua se janë vënë në objektiv disa pika në Gaza.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit