Agron Duka dhe Nard Ndoka dorëzojnë mandatin e deputetit

Mos i humb

Dy aleatë të Lulzim Bashës, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe Nard Ndoka i PDK-së kanë firmosur sot dorëzimin e mandatit të deputetit, duke iu bashkuar kështu vendimit të shumicës së opozitarëve për të djegur mandatin.

  • foto galeri

Nard Ndoka ndodhej në Bruksel dhe me të mbërritur, ashtu siç deklaroi, dorëzoi mandatin. Të njëjtën gjë bëri pak ditë më parë edhe aleati tjetër i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu.

I vetmi që ka dalë kundër këtij vendimi ishte deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi, të cilin kryesia e Partisë e shkarkoi nga të gjitha funksionet drejtuese.

I paqartë është qëndrimi që do të mbajë deputetja tjetër e PD-së, Rudina Hajdari, vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit