TIRANE– Ministri i Rindërtimit dhe njëherësh zv/kryeministri Arben Ahmetaj bëri të ditur ditën e sotme se buxheti për rindërtimin për vitin 2022 do të rritet nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.
Deklarata u bë pas mbledhjes së qeverisë. Ahmetaj tha se janë shtuar 7 miliardë lekë për fondin e rindërtimit në mënyrë që të përshpejtohet ky proces dhe që shumë familje të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin. Llogaria e rindërtimit, pra i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit, kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.
Avancimi është bërë për të përshpejtuar proceset e rindërtimit.
Dua të ritheksoj që programi i rindërtimit për këtë vit ka 35 miliardë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve nëpër shtëpi.
Këtë fundvit do të kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do të rikthehen në shtëpitë e tyre gjithandej”, tha zv.kryeministri Ahmetaj.


