Akar: Operacionet tona efektive do të vazhdojnë pa ndërprerje

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka deklaruar se “Operacionet tona efektive do të vazhdojnë pa ndërprerje. Do t‘i neutralizojmë të gjitha këto provokime dhe në fund do ta pastrojmë rajonin nga terroristët”.

Ministri Akar së bashku me shefin e shtabit të Turqisë gjeneralin Yaşar Güler, komandantin e forcave tokësore gjeneralin Ümit Dündar kanë mbërritur në qytetin Mardin ku kanë vizituar Komandën e 70-të të Brigadës së këmbësorisë së mekanizuar dhe kanë marrë informacione në lidhje me veprimtaritë.

Në fjalën e tij duke rikujtuar provokimin e kryer kundrejt bazës ushtarake Suri në veri të Irakut, ministri Akar ka thënë: “Është një ngjarje e organizuar plotësisht nga terroristët. Janë përpjekur që të realizojnë disa veprime kundër pikave tona duke u përzier në mesin e popullatës. Megjithatë, stafi ynë në stacionin e policisë e drejtoi këtë proces me durim dhe mendjemprehtësi të madhe, duke penguar që ngjarjet të zhvilloheshin ashtu siç dëshironin terroristët. Ka patur dëmtime të disa automjeteve por nuk ka patur humbje jetësh. Terroristët atje po përpiqen të sjellin ballë përballë forcat tona me popullatën lokale atje. Pavarësisht se e dinë qe ne nuk kemi asnjë veprimtari kundër popullatës lokale ata tentuan të kryejnë një provokim të tillë me abuzime dhe shtrembërime”.

“Por, nuk ia arritën qëllimit dhe aktualisht situata është nën kontroll. Ushtarët tanë bënë që këto provokime të neutralizohen dhe të dalin boshe. Operacionet tona efektive do të vazhdojnë pa ndërprerje. Do t‘i neutralizojmë të gjitha këto provokime dhe në fund do ta pastrojmë rajonin nga terroristët. Ne nuk do të sigurojmë vetëm siguri, qetësi për popullin dhe vendin tonë, por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një mjedis vërtet të sigurtë në Irak dhe Siri, për të cilët respektojmë integritetin territorial dhe politik të tyre”, tha Akar.

Ndërsa në lidhje me praninë  e organizatës terroriste YPG në Munbixh dhe në lindje të Eufratit, Akar ka rikujtuar se zyrtarët amerikanë kanë premtuar që “pas mposhtjes së DEASH-it organizata terroriste do të dalë nga Munbixhi”.

“Ia kemi rikujtuar se duhet ta mbajnë këtë premtim dhe jemi në pritje. Po zhvillohen bisedime në çdo nivel, kemi kontakte për nxjerrjen e YPG-së dhe të armëve të rënda nga Munbixhi. Pas përfundimit të kësaj çfarë do të bëhet me pjesën në Lindje të Eufratit? Në këtë zonë YPG-ja ka një ndikim në një rajon prej 440 kilometra katrorë. Pjesa e madhe e këtyre rajoneve ishin zona, fshatra dhe komuna, vendbanime ku jetonin arabët dhe këta njerëz përballen me çdo ndëshkim dhe vështirësi të YPG-së. Ne për të siguruar sigurinë e pikave tona kufitare, të popullit tonë dhe vendit tonë ne do të bëjmë çdo përpjekje dhe nuk do të lejojmë kurrë pozicionimin e terroristëve në jug të vendit tonë. Nuk do të lejojmë që në veri të Sirisë të formohet një korridor terrorist dhe këtë ia thënë gjithë botës”, tha ai.

“Ne nuk kemi asnjë veprimtari kundër vëllezërve tanë atje kurdë-arabë. Lufta jonë është kundër të gjithë terroristëve, kryesisht kundër FETO-s kundër KCK/YPG/PYD dhe DEASH-it”, tha Akar duke vënë theksin se “Ne do t’i vazhdojmë këto aktivitete pa hezituar derisa të neutralizohet terroristi i fundit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit