Akinci: Bisedimet për Qipron kurrë nuk do të jenë të njëjta

Mos i humb

Presidenti i Qipros Turke, Mustafa Akıncı, ka deklaruar se “asgjë nuk do të jetë e njëjtë si më parë” në negociatat e paqes për Qipron.

Në një pritje të Vitit të Ri për anëtarët e mediave, Akıncı tha se: “Askush nuk duhet të presë që ne të mbajmë negociatat edhe për 50 vjet pa zgjidhje, pa një kalendar dhe në një mjedis të pasigurt”.

Kreu i Republikës së Qipros Veriore (TRNC) pohoi se turqit qipriotë presin “lajme të mira” nga iniciativat e paqes në Zvicër. “Ne kemi bërë gjithçka që mundemi për një zgjidhje të pranueshme reciproke që do të garantonte sigurinë, lirinë dhe barazinë e turqve qipriotë duke siguruar të drejtat e grekëve qipriotë gjithashtu. Nëse nuk arrihet një zgjidhje, nuk është për shkak të qëndrimit të anës së turqve qipriotë”, shtoi ai.

Për Qipron vitet e fundit ishte iniciuar një proces i paqes brenda dhe jashtë vendit, me iniciativën e fundit në Zvicër nën patronazhin e vendeve garantuese Turqia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, e cila dështoi herët këtë vit.

Turqia fajëson papërgjegjësinë e grekëve qipriotë për dështimin e bisedimeve, duke kritikuar edhe Bashkimin Evropian për pranimin e Qipros si një ishull të ndarë në union në vitin 2004, pasi administrata greke qipriote hodhi poshtë një marrëveshje të paqes.

Ishulli i Mesdheut Lindor është ndarë që nga viti 1974 kur një grusht shteti i grekëve qipriotë u ndoq nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si një fuqi garantuese./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit