“Akoma po numërohen votat për garën për kryebashkiakun e Stambollit”

Mos i humb

Stamboll

Akoma po numërohen votat për garën për kryebashkiakun e Stambollit, tha të hënën Binali Yıldırım, kandidati për kryebashkiak të Stambollit nga radhët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Yıldırım tha se votat e pavlefshme në zgjedhjet e së dielës, gjithsej 319.500, dhjetëfish tejkalojnë diferencën e votave, duke shtuar se rivali i tij Ekrem Imamoğlu nga opozitarja Partia Republikane Popullore (CHP), aktualisht, diç duket, ka 25.000 vota më shumë.

“Ka gjithsej 31.136 kuti të votimit. Nëse një votë është plotësuar me parregullsi në çdo kuti të votimit, këto janë 31.136, që është më shumë se diferenca”, tha Yıldırım.

Ai gjithashtu falënderoi të gjithë banorët e Stambollit, duke theksuar se Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë do të duhet të thotë fjalën e fundit.

Shikuar në përgjithësi, të dhënat preliminare thonë se në zgjedhjet e së dielës kryeson partia turke në pushtet me 16 qytete të mëdha dhe 24 qytete tjera të fituara nga kandidatët e AK Partisë.

Miliona qytetarë të Turqisë votuan në zgjedhjet e së dielës për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave në Turqi, anëtarët e këshillave të qyteteve, përfaqësuesit e njësive më të vogla administrative, si dhe anëtarët e këshillave komunalë për pesë vitet e ardhshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit