Aksident hekurudhor në Afrikën e Jugut, 4 të vdekur dhe qindra të plagosur

Mos i humb

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën ndërsa 620 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Republikën e Afrikës së Jugut.

Sipas lajmeve në mediat lokale, si pasojë e përplasjes së dy trenave në afërsi të kryeqytetit Pretoria, kanë humbur jetën 4 persona.

Në aksident janë plagosur gjithsej 620 persona nga të cilët një në gjendje të rëndë.

Lillian Mofokeng, punonjëse e hekurudhave, tha se dy trenat kanë qenë duke lëvizur në linjën e njëjtë, prandaj ka ndodhur aksidenti.

Udhëtimet me trena në rajon janë anuluar deri në një njoftim tjetër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit