Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, autobusi përplaset me trajlerin

Mos i humb

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Lezhë-Milot, paraditen e kësaj të mërkure.

Një autobus me pasagjerë është aksidentuar me një mjet të tonazhit të rëndë, trajler dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Mësohet se është lënduar një fëmijë që është dërguar për mjekim në spital.

Mësohet se ka qenë trajleri që ka goditur nga pas autobusin.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit