Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.
Një person ka humbur jetën, pasi mjeti me të cilin ai po lëvizte ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.
Viktima është identifikuar si 50-vjeçari me inicialet S. D., nga fshati Peshtan i Fierit.
Ai po udhëtonte me një Zetor, kur ka humbur kontrollin duke bërë që mjeti të kthehej përmbys.
50-vjeçari ka humbur jetën në vend.
© SYRI.net