Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Deçan- Gjakovë sot rreth orës 15:00. Një lexues ka dërguar disa fotografi pas këtij aksidenti në të cilat shihen të aksidentuara një furgon dhe një veturë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Sipas tij, në aksident kanë mbetur disa persona të lënduar por ende nuk dihet numri i saktë i tyre./Kosova Post/