Aksident në aksin Fier-Libofshë, përplasen “Fordi” me furgonin e mësuesve, plagosen 4 persona

Mos i humb

Aksident automobilistik në aksin Fier Libofshë në vendin e njohur si Petovë.

Mësohet se dy automjete, njëri prej të cilëve furgon, janë përplasur me njeri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre shtetas.

Bëhet me dije se automjeti tip furgon shërbente për transportin e mësuesve.

Këta të fundit sapo kishin përfunduar procesin mësimor dhe ktheheshin në shtëpitë e tyre. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe autoambulaca.

Për në spitalin e Fierit janë shoqëruar për ekzaminime katër shtetas dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e bluve po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe 3 pasagjere, të cilat po marin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit