Aksident në Berat/ Makina përplas 72-vjeçarin mbi biçikletë, i plagosuri rëndë në spital

Mos i humb

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja ndodhi në rrugën e re që të çon në drejtim të Urës së Re të Velabishtit.

Një mjet, tip ‘Ford’, me targa XKP 452, që drejtohej nga shtetasi Edison Qose ka përplasur një 72-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë dhe që ka dashur të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Përplasja ka qenë e fuqishme dhe shtetasi Dhimitraq Buda, që udhëtonte me biçikletë është përplasur në asfaltin e rrugës.

I plagosuri është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku konfirmohet se gjendja e tij është e rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, të cilët po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Burime në vendngjarje konfirmojnë me mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi në këtë zonë të banuar dhe se i moshuari po kalonte me biçikletë nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin që është përplasur nga mjeti.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit