Aksidentohet motori në aksin Librazhd-Prrenjas, dy të plagosur (DETAJE)

Mos i humb

Një aksident i rëndë me pasojë dy të plagosur ka ndodhur këtë pasditë në aksin Librazhd-Prrenjas.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Benz” ka përplasur një motor. Për pasojë janë përplasur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Identiteti i të plagosurve ende nuk bëhet me dije por mësohet se ata janë nisur me ambulancë drejt spitalit të Librazhdit.

Drejtusi i automjetit raportohet të jetë shoqruar në ambientet e komisariatit të policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit