Akuza për falsifikim dokumentesh, anëtari i KPA, Luan Daci përballet me të shkarkuarit nga vettingu

Mos i humb

Gjykata e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit zhvillon sot seancën gjyqësore për anëtarin e KPA-së, Luan Daci.

Bëhet me dije se Besnik Cani, ish anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë, ish prokurorja Antoneta Sevdari dhe ish Gjyqtari Ervin Metall të dëshmojnë kundër Dacit.

Po ashtu kundër tij pritet të dëshmojë edhe prokurori Elsion Sadiku.

Cani, Sevdari, Metalla dhe Sadiku janë shkarkuar nga detyra nga KPA.

Personat në fjalë janë kallëzuesit e Daçit, të cilët njoftuan SPAK për të hetuar anëtarin e vettingut për falsifikim të dokumenteve me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i kolegjit të apelimit.

Luan Daci është anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndërsa më herët është pezulluar dhe rikthyer në detyrë, për shkak se akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Rreth një muaj më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit