Akuza të rënda për Lladrovcin nga disa asamblistë në Drenas

Mos i humb

Është mbajtur seanca e Kuvendit Komunal në Drenas, e thirrur nga opozita, por ajo u ndërpre.

Asamblisti, Xhavit Drenori, nga Vizioni për Drenasin ka hedhur akuza ndaj kryetarit Ramiz Lladrovci, duke thënë se janë duke u bërë një seri shkeljesh në Komunë, siç janë ndërhyrja në “KF Ferronikeli”, ndërprerja e kontratave, shkelja e akteve juridike, dhe për të cilat nuk po jep përgjegjësi kryetari Lladrovci.

“Dy këshilltarë komunalë dhe të tjerë patëm prova mjaftueshëm për shkeljet që po bëhen por pati mbivotim dhe nuk patëm mundësi të vazhdojmë tutje, kjo nuk është e drejtë e fjalës së lirë, ne jemi aty të diskutojmë e jo të rrimë me gojë të mbyllur”, deklaroi Drenori për Magazina.al.

Drenori shtoi se nuk ka mbetur tjetër veç se të thirrin një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Drenas, sepse Ramiz Lladrovci nuk po shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me Kuvendin, dhe po u ikën përgjegjësive./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit