Akuzat e minsitrit serb për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, Tirana zyrtare notë verbale Beogradit! Serbia i kundërpërgjigjet me të njëjtën mënyrë

Mos i humb

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ia ka përcjellë Beogradit një notë verbale, pasojë e ofendimeve të ministrit të mbrojtjes Aleksandër Vulin, të cilat Tirana zyrtare nuk ka ndërmend t`i tolerojë më.

Në dokument shprehet indinjata e thellë ndaj gjuhës fyese dhe atyre që përshkruhen si akuzave të pabaza drejtuar Republikës së Shqipërisë nga ana e Vulin, ndërsa kërkohet një reagim i autoriteteve shtetërore të Serbisë:

“Gjuha ofenduese dhe komunikimi i të pavërtetave në adresë të Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, nuk është mënyra e duhur për zgjidhur mospajtimet politike.

Për më shumë, publikimi i deklaratave të kësaj natyre në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë i jep një karakter institucional qëndrimeve të Ministrit.

Me anë të kësaj Note Verbale, dënojmë gjuhën e përdorur dhe kërkojmë distancim të qartë dhe të hapur të autoriteteve shtetërore të Serbisë nga gjuha e Ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.” – letra që Shqipëria i ka dërguar Beogradit.

Ambasadori shqiptar në Serbi Ilir Boçka shkon në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, por nuk e ka marrë notën verbale të Serbisë të dërguar ndaj nesh.

Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se do t’i dërgojë një notë verbale Serbisë për deklaratat e ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili akuzoi se Shqipëria “po tenton krijimin e Shqipërisë së madhe”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit