Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, gjykata lë në fuqi masën e sigurisë për Ervin Muçën

Mos i humb

Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Muça sapo hyri në ambientet e gjykatës ku do t’i njoftohet edhe masa e sigurisë.

“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Ervin Muçën”.

Ndaj ish drejtorit të IT, u la në fuqi gjithashtu masa e pezullimit nga detyra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit