Alarmohet Greqia, arratisen nga burgu 2 shqiptarë dhe 2 të huaj

Mos i humb

Katër persona janë arratisur nga burgu bujqësor i Tirinthias, në Greqi, duke alarmuar vendin fqinj.

Mësohet se mes të arrestuarve janë dy shqiptarë, një tjetër është maroken dhe një algjerian.

Ata janë arratisur mesditën e sotme, ndërsa ka nisur menjëherë operacioni për kapjen e tyre. Mediet fqinje raportojnë se arratisja është konstatuar nga rojet e burgut, në momentin e numërimit të të burgosurve, gjatë orarit të drekës.

Ndërkohë, nuk dihet ende mënyra që është përdorur nga të burgosurit për të dalë nga qelia dhe as nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit