Albana Vokshi: Qeveria dhe krimi mbeten kërcënuesit e mëdhenj të lirisë së medias në Shqipëri

Mos i humb

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një reagim të saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Krimit kundër Gazetarëve, shkruan se me “Me Edi Ramën Kryeministër nuk ka liri të medias”.

“Asnjë i arrestuar për dhunimin, kërcënimin dhe persekutimin e dhjetra gazetarëve dhe punonjësve të medias në Shqipëri. Pandëshkueshmëria e krimeve ndaj gazetarëve prova se urdhëruesit qëndrojnë në zyrat qeveritare”, shkruan Vokshi

Mesazhi i plotë i Vokshit

Asnjë i arrestuar për dhunimin, kërcënimin dhe persekutimin e dhjetra gazetarëve dhe punonjësve të medias në Shqipëri.

Pandëshkueshmëria e krimeve ndaj gazetarëve prova se urdhëruesit qëndrojnë në zyrat qeveritare.

Qeveria dhe krimi mbeten kërcënuesit e mëdhenj të lirisë së medias në Shqipëri. Nga Kryeministria, Bashkia Tiranë, zyrat e qeveritarëve qendrorë e lokalë, kanë origjinën shumë sulme denigruese ndaj gazetarëve kritikë.

Me Edi Ramën Kryeministër nuk ka liri të medias, e pa liri të medias nuk ka hapje të negociatave dhe integrim të Shqipërisë ne BE.

#Asnjë hap pas për largimin e censorëve.
#Freedom Media?Frymëmarrja#Demokracisë??

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit