Albin Kurti: Fermeri i Kosovës sot, më i përkrahuri në rajon

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë këtë të enjte një bilanc për bujqësinë gjatë qeverisjes së tij.

Kurti thotë se “fermeri i Kosovës sot, është fermeri më i përkrahur në rajon”. Ai deklaron se të mbjellat me drithëra janë rritur për gati 2/3, ndërsa subvencionet janë rritur deri në 216%.

Kryeministri i Kosovës theksoi se qeveria e tij ka aprovuar 50% të aplikimeve për grante dhe janë mbështetur çdo vit mbi 30 mijë fermerë.

Mbill sot që të korrësh nesër.

Albin Kurti, bilanc për bujqësinë/ “Fermeri i Kosovës

Në dy vjet e gjysmë qeverisje, kemi shënuar rekord të të mbjellave që prej pasluftës. Në krahasim me dy vite më parë, sipërfaqet e të mbjellave me drithëra janë rritur për gati 2/3. Sepse përkrahjen me subvencione për bujqit dhe fermerët e kemi rritur deri në 216%.

Mbi 214 milionë euro është vlera e mbështetjes financiare deri më tani. Për herë të parë, kemi subvencionuar naftën dhe plehun bujqësor. Sigurimeve bujqësore u janë shtuar edhe gjashtë kultura të reja, kurse primin e sigurimit e kemi subvencionuar për 75%.

Aplikimi për subvencione dhe grante është bërë më i lehtë. Keqpërdorimet, padrejtësitë dhe korrupsioni janë ndalur. Gjasat për të përfituar bujqit dhe fermerët meritorë janë rritur. Për herë të parë janë aprovuar 50% të aplikimeve për grante, teksa numri i fermerëve të mbështetur çdo vit është mbi 30 mijë.

Fermeri i Kosovës sot, është fermeri më i përkrahur në rajon”, nënvizon kreu i qeverisë së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit