Albin Kurti kujton miratimin e Speciales: po funksionon si mjet shantazhi ndaj pushtetarëve

Mos i humb

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në tre vjetorin e miratimit të Gjykatës Speciale në Kuvend, ka kujtuar skenarët që dërguan deri te miratimi, duke thënë se edhe pse ka kaluar kjo kohë, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë, por janë shpenzuar miliona euro.

“U tha se Gjykata Speciale do të ndëshkonte kriminelë, mirëpo ja ku jemi, kanë kaluar tre vjet, janë shpenzuar afër njëqind milionë euro, por ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë e nuk ka filluar asnjë proces. Kryeprokurori David Schëendiman, i cili u prezantua si njeriu i hekurt që do t’ua tregonte vendin kriminelëve të pushtetshëm, dha dorëheqje në shkurt të vitit 2018 me ca shpjegime e ankesa të çuditshme. Tash zëvendësit të tij do t’i duhen muaj e ndoshta edhe vite (por me siguri edhe miliona të tjera) që të arrijë të lexojë gjithë lëndët e përgatitura”, shkruan Kurti në Faebook.

Kurti ka thënë se kjo parti vazhdon të jetë kundër kësaj Gjykate, e cila sipas tij nuk i sjell asnjë të mirë vendit.

“Atëbotë thuhej se miratimi i Gjykatës Speciale do ta pastronte imazhin e Kosovës dhe do të ndihmonte procesin e njohjeve ndërkombëtare. Asnjëra nga këto nuk kanë ndodhur, sepse imazhin e keq dhe faqen e zezë na i nxjerrin qeveritarët injorantë, zhvatës a vjedhës, të cilët bëjnë lëshime ndërkombëtarisht për të ruajtur pushtetin e vet, prandaj askush nuk i merr seriozisht në skenën diplomatike”, thotë Kurti. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit