Albin Kurti në Paris, flet për drejtësinë dhe dialogun me Serbinë

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një prezantimi në Fondacionin “Jean Jaurès” në Paris, ka shpalosur qëndrimet dhe alternativat e Lëvizjes sa i përket modelit të zhvillimit ekonomik e social, sistemin e drejtësisë dhe dialogun me Serbinë.

Ai tha se parimet, kushtet, agjenda dhe formati i dialogut janë më të rëndësishme se emrat e përveçëm që marrin pjesë në të dhe faktorët që do të bëjnë ndërmjetësimin. Ndërsa nënvizoi gjithashtu rëndësinë e procesit të integrimit evropian.

Në këtë prezantim morën pjesë ekspertë dhe funksionarë të lartë në Francë që kanë punuar me rajonin e Ballkanit, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, gazetarë dhe studentë e profesionistë shqiptarë që jetojnë në Francë, të cilët kontribuuan në diskutim me pyetje dhe komente të ndryshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit