Albin Kurti për protestën e 29 shtatorit: Bashkatdhetarët do të vijnë për të protestuar me ne

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ftuar bashkatdhetarët që jetojnë në vendet perëndimore, që të marrin pjesë në protestën e 29 shtatorit.

Ai përmes një video të shpërndarë nëpër rrjete sociale, ka thënë se tashmë ka pasur dhjetëra mërgimtarë që e kanë blerë biletat dhe kanë vendosur që të vijnë në Kosovë dhe të marrin pjesë në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje e thirrur me 29 shtator, ka qëllim kryesor ndaljen e presidentit Hashim Thaçi, nga siç e kanë quajtur ata copëtimi i territoreve të Kosovës.

Protesta është e para e organizuar që nga protestat masive të opozitës së bashkuar që në atë kohë ishin kundër demarkacionit dhe kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit si president.

E tash kur protestat po organizohen vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, organizimi për pjesëmarrje masive nga ana e qytetarëve është shtuar.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit