
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po qëndron në Lindjen e Mesme, ku po merr pjesë në një konferencë për paqe dhe mungesën e barazisë.
“Sot, në Ramallah, filluan punimet e konferencës së organizuar nga Internacionalja Socialiste, e cila do ta trajtojë nevojën për paqe dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme. Pas Ramallahut, kjo konferencë treditore do t’i vazhdojë punimet në qytetin e Tel Avivit”.
“Në këtë konferencë po marrin pjesë të gjitha subjektet social-demokrate të cilat janë anëtare të Internacionales Socialiste. Lëvizjen VETËVENDOSJE!, po e përfaqësojnë kryetari Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti”, bëhet e ditur në një njoftim të Vetëvendosjes.




