Albin Kurti: Unë nuk kam dorë të hekurt, por kam vullnet të hekurt

Mos i humb

Në konferencën e parë pasi rifitoi besimin për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, falënderoi të gjithë ata që e mbështetën në këtë rikthim.

Ai ndër të tjera tha se në Vetëvendosje nuk ka ndarje, por ka disa mospajtime që kanë çuar në disa dorëheqje, por nuk bëhet fjalë për ndarje. Ai gjatë fjalimit, falënderoi ish Kryetarin Visar Ymeri, për kontributin që e ka dhënë për partinë, duke theksuar se as ai vet nuk e ka dorën e hekurt, por vullnetin e hekurt, për t’i çuar gjërat në vend.

“Nuk ka pasur ankesa sipas parimit të votimit dhe dje zyrtarisht jam zgjedhur kryetar i Vetëvendosjes. I falënderojë të gjithë votuesit, do të jem kryetar i të gjithëve dhe do t’u shërbej të gjithëve… Unë zotohem se di ta përmbush detyrën si kryetar i Vetëvendosjes, me dashurinë dhe vëmendjen që e kam për të, sepse kështu kam fituar besimin tuaj” – u shpreh Kurti.

Ai nuk mbeti pa e komentuar edhe dorëheqjen e Visar Ymerit, duke thënë se:

“Në qershor të vitit 2017 Visar Ymeri ma bëri të ditur që nuk do të vazhdojë të kandidojë. Unë vendimin për të garuar e mora kur u bojkotua mbledhja e Lëvizjes Vetëvendosje. Ka qenë një vendim i duhur dhe i ndershëm. Këtë do ta dëshmojë koha.

Për sa i përket raportit të tij me Dardan Molliçajn, ai ka thënë thjeshtë, se të dytë janë deputetë dhe se disa nga të dorëhequrit, megjithatë, kanë mbetur anëtarë të Vetëvendosjes (duke hequr dorë nga programi dhe jo nga anëtarësia).

“Vetëvendosje është Lëvizje Politike, ku inkurajohet mendimi ndryshe. Nga mbledhja që e kemi pasur me grupin parlamentar, isha shumë optimist. Tash është detyrë e Glauk Konjufcës dhe Shpend Ahmetit të veprojnë më tutje. Por po e them edhe njëherë, unë jam i gatshëm që të ballafaqohem me argumente. Nëse do të kishte edhe një tjetër kandidat, do të kishim fushatë katër javore, por kjo nuk ka ndodhur për fajin tim” – ka përfunduar Kurti.

Ai në fund u shpreh entuziast për sa i përket vizionit dhe planeve me Vetëvendosjen, duke thënë se qytetarët e Kosovës ballafaqohen me shumë probleme që kërkojnë zgjidhje. Ai premtoi që do t’u dalë ballë këtyre probleme, duke e ndihmuar shoqërinë, në rimëkëmbjen e saj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit