Albin Kurti vizitë në Romë: Thellimi i bashkëpunimit me Italinë pjesë e agjendës së qeverisë

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka publikuar detaje për takimet, që ka realizuar në kryeqytetin e Italisë, në Romë.

Ai pohon se në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkimin Evropian, Vincenzo Celeste, dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Andrea Cascone.

Kreu i LVV-së shprehet se në takim ka shprehur falënderim për rolin, përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën.

“Diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet shteteve në rajonin tonë, për sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme dhe mbështetjen që mund të japë Italia, si dhe për sforcimin e integrimit evropian si forcë demokratizuese”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Kurti ka pohuar se thellimi i bashkëpunimit me fqinjin më të madh të Ballkanit perëndimor dhe me popullin mik italian do të jenë në agjendë të qeverisë së re.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit