Derisa në Kosovë është zgjidhur çështja e komuniteteve fetare e në kuadër të saj edhe e fesë ortodokse serbe, Mali I Zi ende nuk e ka bërë këtë hap.
“Formalisht edhe ligjërisht, serbët në Kosovë gëzojnë më shumë të drejta, sesa në Mal të Zi, sepse këtu, në Mal të Zi, vetëm mund të ëndërrojmë kur të vendoset ligji për bashkësitë fetare, nërkohë që Kosova tashmë e ka kryer këtë çështje”, delklaroi Budimir Aleksiq, profesor në Seminarin e Cetinjës, njoftojnë mediet serbe.
“Ky është një paradoks që Europa e sotme ende nuk e ka parë”, shtoi Aleksiç.
Tutje, ai kujtoi se Mali i Zi me çdo mënyrë dëshiron që Kosova të anëtarësohet në UNESCO.
Për më tepër, organet shtetërore malaziase, thekson Aleksiç, kanë konfiskuar pronësinë e Mitropolitit të Malit të Zi, që sipas tyre është një e treta e territorit të Malit të Zi./Kosova Post/