Alibeaj citon Freedom House: Partitë të përjashtojnë të korruptuarit

Mos i humb

Deputeti i PD-së zyrtare Enklejd Alibeaj, në fjalën e tij me gazetarët jashtë parlamentit, deklaroi se PS dhe Rithemelimi janë bërë bashkë kundër SPAK.

Alibeaj citoi raportin e Freedom House, duke theksuar se partitë politike duhet që të përjashtojnë nga vetja të korruptuarit.

“Marrëveshja është që natën në errësirë të merren vendime shumë të rëndësishme edhe për PD-në.

Më i rëndësishëm është raporti i Freedom House. FH thoshte se SPAK po goditet.

Sa duket, ka disa javë që janë bërë bashkë për të sulmuar SPAK-un.

Marrëveshja okulte kishte synim sulmin ndaj drejtësisë.

Raporti i Freedom House thotë se është me rëndësi që partitë të heqin nga vetja të korruptuarit dhe ata që minojnë demokracinë.

PD e ka ndërmarrë këtë betejë brenda vetes prej 3 vitesh, që të shkëputet nga korrupsioni.

Ky është distancim nga simptomat korruptive.

Sot Lindita Nikolla merr dhe kuron edhe qëndrimet politike të Partisë Demokratike.

Javën e kaluar mbrojti interesat e Ulsi Manjës, ndërsa sot mbrojti interesa të tjera.

Janë i njëjti kazan, që kanë 33 vjet që bllokojnë fatin e shqiptarëve”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit