Alibeaj: Koha që të shkëputemi nga komunizmi

Mos i humb

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot një tryezë diskutimi për ligjin e Lustracionit.

Mes mendimeve në këtë tryezë, kreu i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë, Nebil Çika tha se ka ardhur koha që të shkëputemi nga komunizmi. Mes të tjerash ai tha se Lustracioni ndan Shqipërinë nga e keqja.

“Komunistët” dominojnë ende jetën tonë. Ka ardhur koha që të shkëputemi nga komunizmi. Lustracioni ndan Shqipërinë nga e keqja. Partia e Punës është organizata me kriminale”, tha ai.

Ndërkohë, Ergys Mërtiri tha se dosjet janë ‘varrosur’ dhe mbahen të fshehta. “Lustracioni ka përplasje me ligjin për të dhënat personale. Të zbulohen të vërtetat e nevojshme për shoqërinë. Disa të vërteta janë me rendësi publike”, tha Mërtiri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit