Aliu: Dashuria e kryeministrit për natyrën nuk ka dhënë rezultate

Mos i humb

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, gjatë një konference  për media shprehi shqetësimin e tij për degradimin që është duke ju bërë pyjeve të vendit si rezultat i mos zbatimit të ligjit për pyje i cili është pritur të zbatohet që nga viti 2011 e që ende nuk është në fuqi.

Kritikat nga ana e Liburnit iu drejtuan kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, pasi  që është pritur një interesim më i madh nga vetë kryeministri duke e pasur paraysh pasionin e madh që ka për natyrën.

“Haradinaj nuk mungon në bjeshkë së paku në këtë pikë kemi prit rezultate nga kryeministri por që dashuria e tij për male nuk ka dhënë rezultate, përveq qmimit të lartë të energjisë është edhe paknaqësisë. Në vend që të pastrohen pyjet ndodhë degradimi i tyre duke hapur restaurante, kemi edhe rastin e fundit i rojës së parkut nacional kjo do të thotë se ka rënë shteti”, tha Haradinaj.

Më tutje ai shtoi se Qeveria duhet të marr parasysh këtë realitet që është duke e shkatrruar çdo ditë e më shumë natyrën e Kosovës e t’i lë anash skandalet e njëpasnjëshme të Qeverisë.

“Qeveria duhet të marrë masa dhe duhet ta bëjë vetën duke pasur vullnet. Bashkëpunimi internacional duhet të funksionohet. Jam dakord që duhet të ngrohemi por kjo prerje është duke u bërë në kundërshtim me vullnetin tonë. Fjala pastrim është punë  e çdo plani të kreut të shtetit, në të gjitha pyjet lejohet kontrollimi i shfrytëzimit të pyjeve, atëherë duhet të shfrytëzohen por duhet të merret leje për to. Qeveria dhe kryeministri patën kohë, ata nuk bënë asgjë përveq skandaleve dhe ky sektor iu shtua këtij zingjiri”, tha Aliu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit