Aliyev: Shqipëria, rol të rëndësishëm në projektin e korridorit jugor të gazit

Mos i humb

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev u shpreh sot në Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, ku i ftuar nderi ishte Kryeministri Edi Rama se, Shqipëria dhe Azerbajxhani janë dy vende mike.

“Pikë së pari, dua t’i uroj mirëseardhjen kryeministrit Edi Rama dhe t’i shpreh atij mirënjohjen që është këtu me ne në këtë aktivitet të rëndësishëm”, u shpreh Aliyev.

“Shqipëria dhe Azerbajxhani janë dy vende mike. Ne bashkëpunojmë në mënyrë aktive në fusha të ndryshme. Kemi një dialog shumë aktiv politik dhe takimet me mia me kryeministrin kanë një agjendë të rregullt në Shqipëri, në Azerbajxhan”, theksoi Aliyev.

“Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme ndërkombëtare ne e mbështesim njëri-tjetrin, në institucionet ndërkombëtare dhe punojmë në mënyrë aktive për çështjet e sigurisë energjetike”, nënvizoi Presidenti i Azerbajxhanit.

“Shqipëria ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e projektit të korridorit jugor të gazit dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm si anëtar i ekipit të TAP-it”, theksoi ai.

“Tashmë po diskutojmë aspekte të ndryshme të bashkëpunimit tonë energjetik dhe jam i sigurt që gjatë diskutimeve të sotme me kryeministrin do të trajtojmë të gjitha çështjet që ekzistojnë”, tha Aliyev.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit